Zyrtare: Paul Pogbas i zbritet dënimi nga katër vite në 18 muaj
Mesfushorit Paul Pogba tani edhe zyrtarisht i është zbritur dënimi nga 4 vite në 18 muaj.
Francezi ishte përjashtuar nga aktivitetet futbollit shkaku që doli pozitiv në një substancë që nuk lejohet, ku u dënua fillimisht me 4 vite, por tani situata ka ndryshuar.
CAS ka konfirmuar që ky dënim i është zbritur në vetëm 18 muaj, duke llogaritur edhe kohën për të cilën ka qenë jashtë fushës, kësisoj mesfushori mund të fillojë stërvitjet në muajin janar si dhe të luajë ndeshje zyrtare në marsin e vitit 2025.
Megjithatë, Pogba nuk mbetet opsion për skuadrën e Juventusit, të cilët në ditët në vijim do t’i nisin bisedimet për t’ia ndërprerë kontratën.
Pogba kështu do të bëhet agjent i lirë dhe në janar do të jetë i hapur për t’iu bashkuar ndonjë skuadre më të cilën arrin marrëveshje.
Mediumet franceze kanë përmendur ligën amerikane si opsion, por nuk dihet nëse 31-vjeçari do ta “jep dritën e gjelbër” për largimin nga futbolli evropian.
🚨🇫🇷 Official statement from TAS confirms Paul Pogba’s drug ban reduced from 4 years to 18 months.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 7, 2024
Pogba can train from January and play official games from March 2025.
↪️⚠️ Juventus and Pogba will now open talks over contract termination. He’ll be a free agent soon. pic.twitter.com/wiIjvSwgXU