Zyrtare: Patriot Sejdiu vazhdon edhe për pesë vite me Malmon - NACIONALE

Zyrtare: Patriot Sejdiu vazhdon edhe për pesë vite me Malmon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anësori Patriot Sejdiu ka nënshkruar kontratë edhe për pesë vite me skuadrën suedeze, Malmo.

Sejdiu është duke shkëlqyer te Malmo gjatë kohës së fundit, ku ka fituar edhe vendin në formacionin bazë, e klubi e ka "blinduar" edhe për pesë vitet në vijim.

Përmes një komunikate zyrtare, Malmo ka konfirmuar rinovimin e kontratës së lojtarit, që do ta mbajë në skuadër se paku deri në vitin 2027.

"Këtë vit, Sejdiu ka pasur një rekord impresionues me shtatë gola në gjashtë ndeshje si titullar në Allsvenskan dhe Kupën e Suedisë. Përafërsisht një vit më herët, në nëntorin e vitit 2021, Sejdiu nënshkroi kontratë deri në vitin 2024. Tani, anësoi ka nënshkruar edhe për tre vite tjera", shkruhet në komunikatën e klubit suedez.

Tejet i lumtur me këtë rinovim të kontratës është shprehur edhe vetë kosovari, që deklaroi se Malmo është skuadra e vetme që ka dashur të luajë ndonjëherë.

"Është ndjenjë e mirë. Nuk mund të prisja më shumë për këtë edicion. Kam luajtur më shumë, duke shënuar disa gola dhe fituar besimin e klubit".

"Tani është ndjenjë e mirë që MFF tregoi se duan të vazhdojnë të investojnë tek unë me një kontratë afatgjatë. Ndihem fuqishëm te Malmo, pasi është klubi vetëm në Suedi që dua të luaj", deklaroi ai.

Kurse, drejtori sportiv i klubit Andreas Georgson e ka lavdëruar lartë lojtarin dhe beson që mund të përmirësohet ende më shumë.

"Patriot është rikthyer nga një lëndim serioz në mënyrë të mirë dhe na ka treguar se mund të na ndihmoj të fitojmë ndeshje. Me vazhdimësinë në stërvitje dhe ndeshje, ne besojmë se ai mund të përmirësohet ende, prandaj është mirë që kemi nënshkruar kontratë të gjatë se bashku".

Kujtojmë, se së fundmi i pyetur mbi të ardhmen, Sejdiu kishte deklaruar se nuk do ta refuzonte ndonjë ftesë të Suedisë, por preferon që të luajë për Kosovën.

Lajme të ngjashme