Zyrtare: Pas 16 viteve Richard Arnold largohet nga Man United
Manchester United ka konfirmuar se Richard Arnold ka hequr dorë nga pozita e shefit ekzekutiv pas plot 16 viteve.
“Djajtë e Kuq” kanë nisur reformat pasi besohet se janë shitur rreth 25 për qind të aksioneve.
Arnold është larguar nga kjo pozitë, me Patrick Stewart që tani do të jetë i përkohshëm.
“Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm të jem në këtë futboll të mirë pas 16 viteve. Edhe pse me ngritje dhe zbritje, të jemi konstant ka qenë dedikimi ynë për punëtorët dhe tifozët”.
“Doja të falënderoja secilin për besnikërinë dhe qëndrueshmërinë dhe i uroj të gjithëve të lidhur me klubin më të mirën për të ardhmen”.
Ndërkohë, presidenti Joe Glazer gjithashtu e ka falënderuar Arnoldsin për punën e bërë.
“Doja të falënderoja Richard për shërbimin te Manchester United për 16 vitet e kaluara dhe t’i uroj më të mirat në të ardhmen”.
Richard Arnold has decided to step down as Chief Executive of Manchester United after 16 years at the club.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 15, 2023