Zyrtare: Olivier Giroud njofton largimin nga AC Milani
Sulmuesi Olivier Giroud ka konfirmuar se ky sezon është i fundit për të në fanellën e AC Milanit dhe që do të largohet në verë.
Francezi ishte fantastik këto tre vite te “Rossonerët” duke i ndihmuar që ta fitojnë titullin kampion.
Sidoqoftë, Giroud ka vendosur ta provojë një aventurë jashtë Evropës andaj me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi largimin nga “San Siro”.
“Dua t’iu informoj se do të luaj dy ndeshjet e fundit me Milanin dhe pastaj do të shkoj të luaj në MLS”.
“Jam krenar për gjithçka që kam bërë në fanellën rosonere këto tre vite. Është koha e duhur për ta thënë. Tregimi im me Milanin përfundon këtë vit, por gjithmonë do të mbetet në zemrën time”, tha ai.
Ashtu siç Giroud e konfirmoi, do të luajë në kampionatin amerikan ngase ka arritur marrëveshje në parim me Los Angeles FC.
Aty Giroud do të ribashkohet me portierin francez Hugo Lloris, me të cilin ka bashkëpunuar që sa vite te kombëtarja e Francës.
Giroud ka zhvilluar 130 paraqitje deri më tani në fanellën e Milanit në këto tre vite, duke kontribuar me 48 gola dhe 20 asistime në proces.