Zyrtare: Nedim Bajrami kalon në Sassuolo - NACIONALE

Zyrtare: Nedim Bajrami kalon në Sassuolo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, është me skuadër të re. Ai nga Empoli është huazuar në Sassuolo deri në fund të sezonit, kështu njofton faqja zyrtare e skuadrës italiane.

23-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit, por Sassuolo në marrëveshje ka detyrimin e blerjes së tij.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kaluar nëpër një formë të mirë, ndonëse së fundmi është përballur me disa pengesa prej lëndimeve.

Ai është pjesë e skuadrës italiane, Empoli që nga viti 2019, kur fillimisht ishte huazuar nga Grasshoppers i Zvicrës, që pas një viti u ble përfundimisht.

Për 3 vite e gjysmë qëndrim, Bajrami është paraqitur 118 herë për Empolin, duke shënuar 17 gola dhe ndër skuadrat që ai u ka shënuar janë edhe gjigantët italian si Milani e Interi.

Nedim Bajrami pas paraqitjeve të mira në Itali, mori edhe ftesën nga Kombëtarja shqiptare në vitin 2021, dhe deri më tani ka bërë 10 paraqitje zyrtare.

Lajme të ngjashme