Zyrtare: Nazmi Gripshi kalon te Astana
Sulmuesi Nazmi Gripshi e ka kompletuar kalimin te skuadra nga Kazakistani, Astana.
Pas largimit nga Ballkani, ylli shqiptar ka nënshkruar për Astanan, që është duke investuar kohëve të fundit në futbollin e Kosovës.
“Zyrtare, Nazmi Gripshi lojtar i Astanas. Astana nënshkroi kontratë me mesfushorin shqiptar Nazmi Gripshi”.
“26-vjeçari kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Ballkani, me të cilën Astana u takua në Ligën e Konferencës. Ai luan në pozitën e mesfushorit sulmues dhe mund të luajë edhe si sulmues i majtë apo i djathtë”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.