Zyrtare: Napoli transferon Jesper Lindstrom nga Frankfurti
Napoli ka zyrtarizuar transferimin e Jesper Lindstrom në formë huazimi nga Eintracht Frankfurt me obligim blerje në fundin e sezonit.
Raportohet se “Napolitanët” kanë paguar 5 milionë euro për huazim, ndërsa do të paguajnë edhe 20 milionë euro në fundin e sezonit, derisa klubi gjerman do të ketë edhe 15 për qind të fitimit nëse lojtarit shitet te ndonjë klub tjetër.
Lindstrom ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pra deri në vitin 2028 derisa do të fitojë rreth 2.5 milionë euro për sezon.
Danezi ka qenë në Itali që nga e hëna ku kompletoi testet mjekësore si dhe nënshkroi kontratën të martën në mëngjes.
Duke folur për herë të parë pas zyrtarizimit, Lindstrom iu tha tifozëve të Napolit: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi dhe po pres t’iu shoh në stadium”.
✍️ Jesper Lindstrøm is a Napoli player!
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) August 29, 2023
🤝 @jobbe2902
💙 #anew3ra #FromNapoliToTheWorldhttps://t.co/CzbAbsuwPF
Lindstrom ishte ndër më të mirët te Frankfurti në Gjermani, ku realizoi 12 gola në ligë si dhe dhuroi nëntë asistime për dy sezonet e fundit.
Mesfushori gjithashtu ka të zhvilluar 10 paraqitje për kombëtaren e Danimarkës që nga viti 2020, duke shënuar një gol në miqësore ndaj Serbisë.