Zyrtare: Napoli e transferon Luis Hasën
Napoli e ka kompletuar transferimin e mesfushorit me prejardhje shqiptare Luis Hasa.
Hasa që përfaqëson Italinë në nivelin ndërkombëtar i është bashkuar skuadrës së Antonio Contes nga Lecce.
Këtë sezon, Hasa zhvilloi vetëm një paraqitje për Lecce në Serie A, duke luajtur vetëm 10 minuta në total pa dhënë ndonjë kontribut në gol.
“Luis është krenar që është një nga ne”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Napolit.
Luis is proud to be one of us 💪
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 8, 2025
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeHasa pic.twitter.com/JroGlsYAio
Hasa u shit për 500 mijë euro, kurse 30 për qind e kësaj vlere (150 mijë euro) do t’i shkojnë ish klubit të tij, Juventusit.
Mbetet të shihet në muajt e ardhshëm nëse Hasa mund t’i bashkohet Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar.