Zyrtare: Monaco transferon Balogun nga Arsenali
Monaco ka kompletuar blerjen e sulmuesit Folarin Balogun nga Arsenal.
Skuadra franceze ka zyrtarizuar amerikanin që ka nënshkruar kontratë për pesë vitet në vijim.
“Monaco është i lumtur të njoftojë arritjen e sulmuesit Folarin Balogun nga Arsenal”.
“Amerikani ka nënshkruar për pesë sezone dhe tani është i lidhur me klubin deri në qershorin e vitit 2028”, shkruhet në komunikatë.
🇺🇸🤝🇲🇨#WelcomeBalogun pic.twitter.com/IlPxv6VAMc
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) August 30, 2023
Arsenal gjithashtu ka dalë në fitim me shitjen e Balogun, ngase morën mbi 40 milionë euro, aq sa kërkonin që nga fillimi i afatit veror.
Amerikani e njeh mjaftë mirë ligën franceze meqenëse edicionin e kaluar ishte në formë huazimi te Reims, ku shënoi mbi 20 gola.
Ai u kthye fillimisht te Arsenal por kërkoi largimin meqenëse donte të kishte minuta të siguruar, gjë që Arteta nuk ia premtoi duke pasur në atë pozitë edhe dyshen Gabriel Jesus dhe Eddie Nkeitah.
Balogun deri vonë u kërkua edhe nga Chelsea dhe Inter Milan, por që asnjëra skuadër nuk ishte në gjendje të plotësonte kriteret e “Topçinjve”.