Zyrtare: Milani blen tokë në zonën San Donato për stadiumin e ri - NACIONALE

Zyrtare: Milani blen tokë në zonën San Donato për stadiumin e ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milani, përmes SportCityLife, edhe zyrtarisht ka blerë tokën e destinuar për stadiumin e ri të tyre, në zonën San Donato në Lombardi.

Një raportim nga Calciomercato.com detajon se si kompania lokale SportCityLife, e blerë nga Milani në korrik të vitit të kaluar, shpenzoi një shumë më pak se 40 milionë euro në tokën në zonën e San Francesco të qytetit, në komunën San Donato, ku Milani synon të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri dhe objektet e ndryshme të lidhura me to, si dyqane dhe hotele.

CEO i RedBird Gerry Cardinale vuri në dispozicion 40 milionë euro për të mbuluar kostot fillestare të projektit, i cili përfshin të drejtat e tokës si dhe aspekte të tjera burokratike si planifikimi urban.

Në janar, këshilli bashkiak i San Donato miratoi planet e paraqitura nga Milani, të cilat dhanë dritën e gjelbër për një stadium me 70,000 ulëse, një hotel, restorante, dyqane dhe një muze. Plani është që stadiumi të hapet deri në vitin 2028, gati për sezonin 2028-29.

Nevojiten ende punë të mëtejshme burokratike, duke përfshirë konsultimet me banorët vendas dhe diskutimet me këshillin e San Donatos në lidhje me infrastrukturën, përpara se puna ndërtimore të fillojë përfundimisht.

Lajme të ngjashme