Zyrtare: Mesut Ozil lë Fenerbahcen dhe i bashkohet rivalit lokal - NACIONALE

Zyrtare: Mesut Ozil lë Fenerbahcen dhe i bashkohet rivalit lokal

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori me tipare ofensive, Mesut Ozil ka kompletuar kalimin te rivali Istanbul Basaksehir pas largimit zyrtarisht nga Fenerbahce.

Turko-gjermani nuk ishte ftuar që disa muaj te Fenerbahce, që e vlerësonte si klubi i fëmijërisë pas disa problemeve të vazhdueshme, ndërsa gjatë ditës së mërkurë mbylli zyrtarisht marrëveshjen.

Fenerbahce përmes një postimi në "Twitter" njoftoi se ka ndërprerë marrëveshjen me Ozil.

"Shpjegim. Është arritur marrëveshja mes klubit tonë dhe Mesut Ozil për ndërprerjen e përbashkët të marrëveshjes".

"Tani prezantohet te publiku. Ne i urojmë Mesut Ozil suksese për pjesën e mbetur të karrierës", shkroi klubi në komunikatë.

Vetëm disa orë më vonë, rivali lokal Istanbul Basaksehir njoftoi nënshkrimin me Ozil përmes një video në "Twitter".

Asgjë nuk funksionoi për Mesut Ozilin te Fenerbahce

Ozil iu bashkua Fenerbahces në janarin e vitit 2021, duke hedhur poshtë një ofertë nga skuadra e MLS, DC United, pasi që edhe në klubin e kaluar - Arsenali ia ndërpreu kontratën.

Koha në Stamboll ishte jo e mirë, pasi gjatë gjysmë sezonit të parë zhvilloi vetëm 11 paraqitje dhe dhuroi vetëm një asistim.

Ky rezultat i statistikave, u përmirësua në sezonin e kaluar me turkun që regjistroi tetë gola në 22 paraqitje, përpara se të grindej me trajnerin Ismail Kartal ku si pasojë ai dhe bashkëlojtari Ozan Tufan u dëbuan nga ekipi.

Në fakt, Ozil disa herë kishte deklaruar se nuk do të pranonte largimin, por që tani mesa duket ka ndryshuar mendim.

Lajme të ngjashme