Zyrtare: Meriton Korenica largohet nga Ballkani, i bashkohet Manisas - NACIONALE

Zyrtare: Meriton Korenica largohet nga Ballkani, i bashkohet Manisas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës FC Ballkani ka konfirmuar largimin e sulmuesit Meriton Korenica.

Anësori është futbollisti më i radhës që do të kalojë në Turqi, meqenëse është prezantuar te klubi turk Manisa.

Ballkani me anë të një komunikate zyrtare falënderoi Korenicën për kontributin e dhënë.

Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica.

Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t'i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub.

Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty.

Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Ballkani do ta përfitojë nga shitja e Korenicës plot 200 mijë euro njësoi si Ermal Krasniqin, derisa do të ketë bonuse prej 50 mijë eurove nëse përmbushen disa kritere.

Manisa gjithashtu ka njoftuar prurjen e Korenicës, duke postuar një fotografi të tij por mos dhënë shumë detaje.

Lajme të ngjashme