Zyrtare: Marco Verratti kalon te Al-Arabi
Mesfushori Marco Verratti ka kompletuar kalimin te klubi nga Katari Al-Arabi.
Italiani i është bashkuar skuadrës në një kontratë trevjeçare duke i dhënë fund qëndrimit 11-vjeçar te Paris Saint-Germain.
Al Arabi arriti ta mbyllë marrëveshjen me lojtarin për disa ditë negociata, vetëm pasi PSG-ja i tregoi se nuk është më pjesë e projektit dhe njëkohësisht dështoi marrëveshja me Al Hilalin.
“Al Arabi Clun ka nënshkruar kontratë me italianin Marco Verratti, që vjen nga Paris Saint-Germain, për një periudhë prej tre sezoneve", shkroi klubi nga Katari.
تعاقدت إدارة النادي العربي مع النجم الدولي الإيطالي ماركو فيراتي قادماً من نادي باريس سان جيرمان لمدة ثلاث مواسم 🔴⚪️🦅#فيراتي_عرباوي#العربي pic.twitter.com/7iAIuhHlFo
— Al-Arabi Sports Club (@alarabi_club) September 13, 2023
Largimi është konfirmuar edhe nga skuadra franceze që shkruan se italiani do të mbahet mend gjithmonë në “Parkun e Princave”.
“Pas 11 viteve te PSG, Marco Verratti nënshkruan për klubin nga Katari Al Arabi, me italianin që largohet pasi hyri në historinë e klubit”.
Gjatë 11 viteve, Verratti ka fituar nëntë herë Ligue 1 dhe Superkupën e Francës, ndërsa gjashtë herë Kupën e Francës, kurse ka zhvilluar 416 paraqitje që e bën lojtarin e dytë me më së shumti paraqitje, pas Jean Marc Pilorget që numëron 435 sosh.