Zyrtare: Manor Solomon transferohet te Tottenham Hotspur - NACIONALE

Zyrtare: Manor Solomon transferohet te Tottenham Hotspur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham Hotspur ka kompletuar transferimin e yllit izraelit, Manor Solomon, si lojtar i lirë, pasi ky i fundit ishte lojtar i lirë për shkak të një vendimi të marrë nga FIFA për lojtarët joukrainas.

Anësori kaloi sezonin e fundit si i huazuar te Fulhami nga Shakhtar Donetsk, ku shënoi pesë gola në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Solomon ka nënshkruar kontratë me Spurs deri në vitin 2028, pra marrëveshje pesëvjeçare dhe bëhet transferimi i tretë i skuadrës londineze në këtë verë, pas James Maddison dhe portierit Guglielmo Viacario.

Tottenhami gjithashtu ka përfunduar marrëveshjet për Dejan Kulusevskin dhe Pedro Porro, duke i marrë në mënyrë të përhershme nga huazimet që i kishte në sezonin e kaluar.

Solomon ishte në gjendje të largohej falas nga Shakhtar Donetsk këtë verë pas një vendimi të FIFA-s që lejonte lojtarët joukrainas të pezullonin kontratat e tyre për shkak të luftës në atë vend.

Klubi ukrainas ka qenë i zemëruar për këtë vendim që kur u prezantua vitin e kaluar, kur kontrata e Solomonit u pezullua në mënyrë që ai të mund t'i bashkohej Fulhamit me një marrëveshje njëvjeçare.

Solomon kishte gjashtë muaj të mbetur nga kontrata e tij me Shakhtarin, e cila duhej të skadonte në dhjetor të këtij viti, por zgjatja e vendimit të FIFA-s për një vit tjetër e çon përtej përfundimit të marrëveshjes, duke e lejuar atë të largohej falas.

Tottenham do të presë Shakhtar në një ndeshje bamirësie këtë verë dhe të ardhurat do të shkojnë për fondacionin e bamirësisë Shakhtar Social, i cili ka ofruar mbështetje financiare, humanitare dhe mjekësore për familjet në të gjithë Ukrainën që nga pushtimi rus.

Lajme të ngjashme