Zyrtare: Man United shkarkon Erik ten Hag - NACIONALE

Zyrtare: Man United shkarkon Erik ten Hag

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi e ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag.

Skuadra angleze të hënën njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun holandez shkaku i rezultateve negative.

Ndër të tjera, Ruud van Nisterlrooy do të jetë trajner i përkohshëm derisa Unitedi të vendosë se kush do ta pasojë Ten Hagun.

“Erik ten Hag ka lënë rolin e tij si trajner i ekipit të parë të Manchester United. Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës që është me ne dhe i urojmë suksese në të ardhmen”.

“Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e skuadrës si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve, ndërsa do të rekrutohet një trajner i përhershëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Man Unitedi këtë sezon ka qenë zhgënjyes me Ten Hag, pavarësisht që në dy sezone holandezi e ka fituar Carabao Cupin dhe FA Cup.

Lajme të ngjashme