Zyrtare: Llapi konfirmon shitjen e Muhamet Hysenit te AC Horsens - NACIONALE

Zyrtare: Llapi konfirmon shitjen e Muhamet Hysenit te AC Horsens

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi ka konfirmuar shitjen e sulmuesit Muhamet Hyseni në divizionin e parë të futbollit danez, te skuadra e AC Horsens.

Hyseni ka nënshkruar kontratë për pesë vite, ndërsa lojtari do t’iu bashkohet në fazën përgatitore para datës 20 qershor.

Llapi ia ka huqur paksa në komunikatën zyrtare, duke thënë se e kanë shitur lojtarin për pesë vite te klubi danez, por më gjasë kanë tentuar të thonë se “lojtari ka nënshkruar për pesë vite”.

Sidoqoftë, komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje zyrtare për transferimin e futbollistit Muhamet Hyseni për 5 vite në klubin AC Horsens që bënë gara në divizionin e parë të futbollit danez.

Marrëveshja me klubin AC Horsens është arritur në pajtueshmëri të plotë me futbollistin Hyseni, i cili do u bashkohet atyre në përgatitje para datës 20 qershor.

Klubi ynë ka negociuar tash e disa muaj me klubin AC Horsens për transferimin e Hysenit, teksa sot edhe është zyrtarizuar nga klubi danez.

AC Horsens kanë qenë ndër klubet më serioze dhe me projektin më të mirë si për futbollistin ashtu edhe për ne si klub, ku gjatë bisedimeve kemi rënë dakord që përveç Hysenit, klubet do bashkëpunojnë ngushtë edhe për futbollistë tjerë nga KF Llapi”.

Përndyrshe, Hyseni zhvilloi 80 paraqitje në fanellën e Llapit duke kontribuar me 33 gola e 11 asistime në proces.

Lajme të ngjashme