Zyrtare: Leotrim Kryeziu rinovon për dy vite me Prishtinën - NACIONALE

Zyrtare: Leotrim Kryeziu rinovon për dy vite me Prishtinën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka njoftuar se sulmuesi Leotrim Kryeziu ka rinovuar kontratën edhe për dy vite.

“Bardhëkaltërit” përmes një komunikate zyrtare konfirmuan se Kryeziu do të qëndrojë në “Fadil Vokrri” deri më 2025.

Kryeziu vazhdon të ketë rol kyç te Prishtina, skuadër tek e cila i ka fituar të gjitha titujt e mundshëm në futbollin vendor.

“𝐋𝐞𝐨 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 "𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞𝐤𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐭"

Sulmuesi Leotrim Kryeziu e ka vazhduar kontratën me klubin tonë deri në vitin 2025.

FC Prishtina dhe Leo e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kryeziu pjesë e Prishtinës është që nga viti 2021, teksa me skuadrën tonë i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin tonë.”, shkroi klubi.

Ndërkohë, objektivi i madh i Prishtinës për këtë sezon mbetet titulli kampion dhe dalja në Evropë pasi edicionin e kaluar e siguruan mirëpo s’u licencuan.

Lajme të ngjashme