Zyrtare: Leonardo Bonucci nënshkruan me Fenerbahcen - NACIONALE

Zyrtare: Leonardo Bonucci nënshkruan me Fenerbahcen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Leonardo Bonucci ka kompletuar transferimin te klubi turk Fenerbahce.

Gjiganti turk është duke luftuar për titullin kampion me rivalin e përjetshëm Galatasaray, andaj është forcuar me yllin italian.

Përmes një komunikate zyrtare, Fenerbahce njoftoi se Bonucci ka nënshkruar deri në fundin e sezonit 2023/24.

“Klubi ynë e ka shtuar mbrojtësin italian Leonardo Bonucci në skuadër. Mbrojtësi me eksperiencë do ta mbaj fanellën e Fenerbahces deri në fundin e sezonit 2023/24”.

“Ai i thotë Leonardo Bonuccit, “Mirë se erdhe në familjen tonë. Të urojmë suksese me Fenerbahcen”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Bonucci dështoi te Union Berlini duke mos arritur ta fitojë vendin në 11-shen bazë te skuadrës gjermane dhe deri vonë ishte i lidhur me kalimin te Roma, por kjo e fundit u tërhoq nga gara shkaku që e shihte si një “investim i tepërt për një lojtar në moshë”.

Fenerbahce momentalisht është lider në Superligën turke me 50 pikë pas 19 xhirove, dy më shumë se Galatasaray.

Lajme të ngjashme