Zyrtare: Leart Paqarada i bashkohet Kolnit në Bundesligë - NACIONALE

Zyrtare: Leart Paqarada i bashkohet Kolnit në Bundesligë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi kosovar Leart Paqarada ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me klubin e Bundesligës, Koln, nga klubi i kategorisë së dytë të futbollit gjerman St Pauli.

Përfaqësuesi i Kosovës Paqarada do të bashkohet me skuadrën e re në verë, para fillimit të sezonit të ri 2023/24.

Ai iu bashkua Kolnit si lojtar i lirë, pasi marrëveshja e deritanishme me St Paulin i mbaron në qershor.

Mbrojtësi anësor 28-vjeçar nënshkroi marrëveshje me Kolnin deri në verën e vitit 2026.

Blerja e parë e re për sezonin 2023/24 është konfirmuar tashmë. FC Koln i ka siguruar shërbimet e Leart Paqaradës”, njoftoi klubi i Bundesligës.

Edhe klubet e tjera të Bundesligës kishin qenë në garë për shërbimet e kapitenit të St Paulit deri në çastet e fundit.

Për Paqaradën kjo marrëveshje nënkupton edhe rikthim në shtëpi. Paqarada u lind në Aachen dhe luajti për të rinjtë e Bayer Leverkusenit dhe deri në ligën rajonale për një kohë të gjatë.

Rikthimi në qytetin ku u rrita dhe i cili gjithmonë ka qenë shtëpia ime, është një ndjesi e papërshkrueshme”, tha Paqrada.

Jam jashtëzakonisht krenar që do ta vesh fanellën e Kolnit sezonin e ardhshëm. I tërë qyteti jeton për këtë klub dhe e dashuron këtë klub me shumë emocione. Mezi pres të rikthehem, por tani për tani jam plotësisht i përqendruar për ta përfunduar sezonin me St Paluin”, shtoi ai.

Paqarada – i cili në fund të vitit të kaluar u thirr përsëri edhe nga Kosova pas një mungese disa vjeçare si pasojë e mosmarrëveshjeve – u lartësua nga drejtori sportiv i Kolnit, Christian Keller.

Keller e quajti Paqaradën si mbrojtësin më të mirë të majtë në Bundesliga 2.

Ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në kategorinë e dytë. Learti ka bërë paraqitje të nivelit të lartë vazhdimisht në Bundesliga 2 në vitet e fundit, posaçërisht ai ka shumë cilësi me topin në këmbë.

Lajme të ngjashme