Zyrtare: Juventus huazon Pierre Kalulun nga AC Milani - NACIONALE

Zyrtare: Juventus huazon Pierre Kalulun nga AC Milani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi e ka kompletuar huazimin e mbrojtësit Pierre Kalulu nga AC Milani për 3.3 milionë euro në formë huazimi, me opsion blerje për 14 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Ashtu siç ndodh shpesh, “Zonja e Vjetër” dha detaje shumë precize lidhur me çmimet.

3.3 milionë eurot e huazimit do të paguhen në dy rata, ndërsa opsioni i blerjes nuk është i obligueshëm.

Në rast që aktivizohet, atëherë do të kushtojë 14 milionë euro, të cilat do të paguhen në tre rata, derisa bonuset do të vlejnë deri në 3 milionë euro.

Kalulu që mbushi 24 vjeç në qershor, mund të luajë në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të djathtë.

Milani e bleu vetëm për 1.39 milionë euro para disa viteve, ndërsa mbrojtësi ka zhvilluar 112 paraqitje, duke shënuar tre gola dhe dhuruar tre asistime.

Kalulu humbi shumicën e sezonit të kaluar shkaku i lëndimeve, ndërsa nuk ishte fare në planet e trajnerit të ri Paulo Fonseca.

Lajme të ngjashme