Zyrtare: Julen Lopetegui largohet nga Wolves
Wolves ka konfirmuar largimin e trajnerit Julen Lopetegui.
Pas vetëm nëntë muajve në krye, tekniku spanjoll ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Premierligës.
Ishte klubi anglez që njoftoi largimin e Lopetegui, shkaku i arsyeve personale.
“Wolves dhe Julen Lopetegui kanë arritur marrëveshje për ta ndërprerë bashkëpunimin, duke i dhënë fund qëndrimit të spanjollit si trajner”.
“Lopetegui iu bashkua Wolves në nëntor dhe e udhëhoqi me sukses klubin drejt qëndrimit në Premierligë, megjithatë trajneri dhe klubi pranuan se kanë dallime në disa opinione për çështje të caktuara andaj ranë dakord për një fund miqësor që ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët”.
The club and Julen Lopetegui have reached an agreement to part ways, ending his nine month stay as head coach.
— Wolves (@Wolves) August 8, 2023
Përpos Lopeteguit i tërë stafi i tij gjithashtu kanë ndjekur këtë rrugë duke u përshëndetur me klubin anglez.
Kjo padyshim ishte befasi e rastit për “Ujqërit” që po përgatiteshin për të kaluar një edicion të shkëlqyeshëm në Premierligë.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i teknikut spanjoll.