Zyrtare: Interi nënshkruan me Tajon Buchanan - NACIONALE

Zyrtare: Interi nënshkruan me Tajon Buchanan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi e ka zyrtarizuar nënshkrimin e reprezentuesit të Kanadasë, Tajon Buchanan, në një marrëveshje permanente nga klubi belg, Club Brugge.

Zikaltrit besohet se kanë paguar një tarifë prej 7 milionë euro fikse plus 3 milionë euro shtesë në bonuse për shërbimet e Buchanan. Lojtari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028.

Buchanan mbërriti në aeroportin Linate në Milano të enjten në mëngjes dhe përfundoi testet mjekësore dhe nënshkrimin e dokumenteve të tij më vonë gjatë ditës.

24-vjeçari do t'i japë Simone Inzaghit një tjetër opsion në pozicionin e krahut të djathtë dhe pritet të konkurrojë me Denzel Dumfries për një vend në formacionin titullar.

Megjithëse është i aftë, Buchanan nuk pritet të përfshihet në skuadrën e zikaltërve për përballjen e tyre në Serie A kundër Hellas Verona në San Siro të shtunën pasdite.

Buchanan do të bëhet kanadezi i parë ndonjëherë që do të luajë në Serie A. Deri më sot, ai ka 35 paraqitje dhe katër gola për vendin e tij dhe gjithashtu ka regjistruar një asist për golin e parë të Kanadasë në Kupën e Botës në 2022.

Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit të Interit thoshte: “Një rrugëtim i gjatë që filloi në Brampton dhe e çoi atë deri në Milano: ëndrra e Tajonit me zikaltrit sapo ka filluar”.

Lajme të ngjashme