Zyrtare: Inigo Martinez kalon te Barcelona
Barcelona ka njoftuar transferimin e ish-yllit të Athletic Bilbaos, Inigo Martinez, pasi këtij të fundit i skadoi kontrata me baskët më 30 qershor. 32-vjeçari është transferimi i dytë i katalanasve në këtë afat kalimtar, pasi paraprakisht kishin siguruar shërbimet e Ilkay Gundogan.
Qendërmbrojtësi spanjoll iu bashkua klubit katalanas në një marrëveshje dyvjeçare me një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro që do ta shohë atë të qëndrojë në Camp Nou deri më 30 qershor të vitit 2025. 32-vjeçari ishte një objektiv afatgjatë i Barcelonës dhe u konsiderua si një alternativë e Jules Kounde në verën e kaluar. Ai është një lojtar me përvojë, ku ka luajtur mbi 350 ndeshje në La Liga me Athletic Bilbao duke shënuar 22 gola.
Nobody:
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 5, 2023
Absolutely nobody:
Iñigo Martinez: 👐👅
We've got a new culer in town 🔥 pic.twitter.com/HCzNrHKOcf
Martinez kishte qenë në bisedime me kampionët e La Ligës që nga janari dhe pasi kontrata e tij me Athletic përfundoi në qershor, ai nënshkroi për Barcelonën pasi arriti një marrëveshje verbale në prill. Ai kishte përfunduar tashmë mjekësore muajin e kaluar dhe u pa në ambientet stërvitore të klubit të martën teksa po bënte një fotot për prezantimin e tij.
𝗜𝗡̃𝗜𝗚𝗢 𝗠𝗔𝗥𝗧𝗜𝗡𝗘𝗭 𝗜𝗦 𝗖𝗨𝗟𝗘𝗥 💙❤️ pic.twitter.com/m1UzYpBub5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 5, 2023
Spanjolli u bë nënshkrimi i dytë për Barcelonën pasi ata rrëmbyen Ilkay Gundogan nga Manchester City, i cili ishte gjithashtu një lojtar i lirë. Të dy lojtarët do të jenë të gatshëm për stërvitjet parasezonale në korrik përpara se të nisen për në turneun në ShBA, ku klubi do të përballet përkatësisht me Juventusin, Arsenalin, Real Madridin dhe AC Milanin.
