Zyrtare: Ilir Daja trajner i Dinamo Cityt - NACIONALE

Zyrtare: Ilir Daja trajner i Dinamo Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ilir Daja nuk ka humbur shumë kohë pas largimit nga FC Ballkani, duke marrë drejtimin e Dinamo Cityt.

Pas plot 13 viteve, Daja vendosi të rikthehet në “shtëpi”, duke nënshkruar me klubin shqiptar që ndryshe njihet si “Nëndetesja Blu”.

57-vjeçari e ka pranuar projektin e Dinamos, që padyshim prioriteti është dalja në Evropë dhe kërkohet titulli kampion, këtë të fundit s’e kanë fituar që kur Daja u largua nga skuadra.

Daja bëri historinë me Ballkanin duke arritur të futet dy herë në grupet e Ligës së Konferencës, si dhe e fitoi tre herë titullin kampion radhazi.

Përpos titullit, Ballkani nën urdhrat e Dajës fitoi edhe Kupën e Kosovës, si dhe Superkupën e Kosovës.

Me arritjet brenda këtyre 2 vite e gjysmë, Ilir Daja është absolutisht trajneri më i suksesshëm në Kosovë në dekadën e fundit.

Tani mbetet të shihet nëse do të arrijë një gjë të tillë ta bëjë edhe në Shqipëri, ku kujtojmë që dikur e dërgoi Skënderbeun në grupet e Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme