Galatasaray nis bisedimet me PSG-në për një marrëveshje të përhershme për Mauro Icardin
Galatasaray ka bërë një lëvizje tjetër të madhe në këtë afat kalimtar. Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, është shumë afër transferimit nga Paris Saint-Germain në formë të përhershme te gjiganti turk, që vitin që lamë pas u shpall Kampion i Turqisë.
Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit, ata e prezantojnë ish-yllin e Interit në formë interesante, ku i përfshirë ishte edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Në video u tha: “Kam një lajm shumë të mirë. Galatasaray bëri një tjetër transferim të madh. Hapi rrjetet sociale për të parë për kë bëhet fjalë. Ja ku shkojmë,” dhe më pas u shoqërua një foto në telefon me një luan që Icardi e ka paraqitur vetën si të tillë.
Partiye katılmak için doğru frekansı bekleyin. 😎🎶
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) July 28, 2023
HERE WE GO GALA! 💛❤️#PartyMustGoOn pic.twitter.com/wPrBv4012u
Icardi ishte transferuar nga Interi te PSG në vitin 2020 për 50 milionë euro, ndërsa nga kampionët francezë u dërgua në huazim njëvjeçar te Galata, ku pati sezon të jashtëzakonshëm duke ndihmuar skuadrën të shpallej kampion me 22 gola të shënuar dhe shtatë asistime në 24 paraqitje.

Gjiganti turk do t’i paguajë PSG-së vetëm 10 milionë euro për 30-vjeçarin.
