E kryer, Galatasaray arrin marrëveshje me PSG-në për Mauro Icardin
Galatasaray pas disa javëve negociata ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi.
Argjentinasi ishte huazim te gjiganti turk edicionin e kaluar, ku iu ndihmoi ta fitojnë titullin kampion në Superligën e Turqisë.
Pasi fituan titullin, Galata e bëri prioritet blerjen e përhershme të Icardit, me një marrëveshje që tani është arritur për 10 milionë euro.
Siç raporton gazetari italian Fabrizio Romano, transferimi do të kompletohet brenda javës me Icardin që do të nënshkruajë për tre vitet në vijim.
“Transferimi i Mauro Icardi do të kompletohet dhe të nënshkruhet brenda javës, në një marrëveshje për 10 milionë euro”.
“Marrëveshja e vlefshme deri në qershorin e 2026, derisa dokumentët po i përgatit Galata”, shkroi ai.
Mauro Icardi’s transfer to Galatasaray will be completed and signed next week — on €10m fee. 🟡🔴🇹🇷
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 9, 2023
Deal valid until June 2026 as PSG are preparing documents with Gala.
Here we go, confirmed. ✔️ pic.twitter.com/BIrsxswzW8
Galatasaray përpos Icardit thuhet se e ka mbyllur marrëveshjen edhe me Norwich Cityn për shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica.
Rashica dhe Icardi edicionin e kaluar krijuan një dyshe fantastike, si dhe një miqësi të mirë ku shpesh herë e pamë edhe argjentinasin duke bërë shqiponjën.
Rashica pritet t’i bashkohet kampionit të Turqisë në një marrëveshje 7 milionë euro, ku do të fitojë 1.5 milionë euro për vit.
