Zyrtare: Gueye nënshkruan me Evertonin - NACIONALE

Zyrtare: Gueye nënshkruan me Evertonin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Everton ka ri-nënshkruar me mesfushorin Idrissa Gueye nga Paris Saint-Germain për një çmim relativisht të vogël, tetë milionë euro.

Skuadra angleze kishte qenë në bisedime të avancuara për kthimin e 32-vjeçarit në Goodison Park që nga fillimi i muajit të kaluar.

Njoftimin për kalimin e mesfushorit në Everton, e bëri vet skuadra me anë të një postimi në Twitter.

PSG nënshkroi me reprezentuesin e Senegalit nga Everton për rreth 32 milionë euro në vitin 2019. Ai shënoi shtatë gola në 111 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat, duke fituar dy herë Ligue 1 dhe Kupën e Francës dhe duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2020.

Lajme të ngjashme