Zyrtare: Gjermania shkarkon Hansi Flickun
Kombëtarja e Gjermanisë ka shkarkuar përzgjedhësin Hansi Flick.
Pas rezultateve të fundit negative, Gjermania nuk besonte se ish trajneri i Bayern Munichut ishte i duhuri për ta ngritur kombëtaren në nivelin e radhës.
Përmes një komunikate zyrtare, Federata Gjermane konfirmoi shkarkimin e Flick, si dhe nisjen e punës për ta gjetur pasuesin adekuat.
“Pas një rekomandimi të presidentit të Federatës Bernd Neundorf, është vendosur që të lirohet nga puna trajneri Hansi Flick, plus asistentët Marcus Sorg dhe Danny Roh me efekt të menjëhershëm”.
Ndërsa, presidenti Neundorf deklaroi: “Komiteti pranoi se kombëtarja e Gjermanisë ka nevojë për një freskim pas rezultateve të fundit zhgënjyese. Për të shkuar në Kampionati Evropian verën tjetër na duhet besim dhe optimizëm për ta drejtuar shtetin tonë”.
“Ky ishte ndër vendimet më të vështira që duhet të merrja gjatë kohës sime sepse vërtetë e respektoj Hansi Flick dhe asistentët e tij, në nivel profesional dhe personal. Suksesi sportiv është zgjedhja më e rëndësishme për DFB dhe për këtë arsye vendimi është marrë”.
Kësisoj, Rudi Voller do të jetë përzgjedhës për miqësoren ndaj Francës në Dortmund të martën.
Përndryshe, meqenëse është nikoqir Gjermania është kualifikuar direkt në Kampionat Evropian.