Zyrtare: ‘Gjermani’ Mërgim Berisha kalon te Hoffenheimi
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova që përfaqëson Gjermaninë Mërgim Berisha ka kaluar te skuadra Hoffenheim.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare pas largimit nga Augsburg, skuadër kjo që në fakt e bleu zyrtarisht këtë afat veror.
Hoffenheim përmes një komunikate zyrtare konfirmoi ardhjen e Berishës.
“Klubi i Bundesligas TSG Hoffenheim ka siguruar një përforcim top klasë në anën sulmuese. 25-vjeçari gjerman Mërgim Berisha vjen nga Augsburg. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027”, shkruhet në komunikatë.
Willkommen bei der #TSG, Mërgim #Berisha!
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) August 30, 2023
Der 25 Jahre alte Angreifer wechselt vom FC Augsburg in den Kraichgau und unterschreibt einen Vertrag bis zum 30. Juni 2027. https://t.co/9cVvLCyA33 pic.twitter.com/xnxojqUhMm
Berisha është ndarë tejet i lumtur me këtë transferim duke deklaruar se mezi t’i arrijë objektivat.
“TSG është një klub interesant me skuadër emocionuese dhe do të doja të bëja pjesën time në këtë rritje të suksesshme. Kushtet janë thjeshtë ideale”.
“Kushtet që janë krijuar këtu janë përdorur nga një numër i lojtarëve. Do të punoj fortë sepse në fund dua ta ndihmoj skuadrën dhe klubin”, deklaroi ai.
Ndërkohë, drejtori Alexander Rosin pret që Berisha t’i sjellë një kualitet më shumë skuadrës.
“Mërgim nuk është dëshmuar vetëm te Augsburg në Bundesliga, por që gjithmonë ka qenë i rrezikshëm ndaj çdo kundërshtari. Është shumë vështirë të mbrohesh ndaj tij dhe sigurisht ana fizike është prezente. Kualiteti do të na dërgojë në një hap tjetër dhe të krijojë një numër të shanseve”.
Kujtojmë, Berisha e refuzoi përfundimisht Kosovën duke pranuar ftesën e Gjermanisë në muajin mars – ku Hansi Flick e përdori në miqësoret ndaj Perusë dhe Belgjikës.