Zyrtare: Giorgio Chiellini rikthehet te Juventusi me rol të ri - NACIONALE

Zyrtare: Giorgio Chiellini rikthehet te Juventusi me rol të ri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventus ka konfirmuar se legjenda e klubit dhe ish kapiteni Giorgio Chiellini është rikthyer në skuadër, me një rol të ri pasi u pensionua vitin e kaluar.

“Zonja e Vjetër” ka njoftuar se italiani tani do të shërbejë si shefi i marrëdhënieve institucionale të klubit.

40-vjeçari pra do të jetë përgjegjës për trajtimin e marrëdhënieve me klubet e tjera në Serie A, si dhe në krejt Evropën. Ai do ta ketë fjalën kryesore, pavarësisht që do të raportojë te drejtori ekzekutiv Maurizio Scanavino.

“Chiellini asnjëherë s’u largua nga Bianconerët. Zemra, shpirti dhe vlerat e tij kanë mbetur të lidhura me klubin, brenda dhe jashtë fushës. Ai tani do të shërbejë si drejtor për marrëdhëniet institucionale të futbollit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Chiellini ka bërë 561 paraqitje për Juventusin gjatë 17 viteve në Torino, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë medalje të Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë, si dhe arriti dy herë deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme