Zyrtare: Florent Hadërgjonaj nënshkruan për Alanyasporin
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Alanyasporin.
Pas largimit nga Kasimpasa si agjent i lirë, Hadërgjonaj vendosi të qëndrojë në Turqi, ku iu bashkua klubit turk në një kontratë të vlefshme për dy vitet në vijim.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj”.
Ndërsa, presidenti i klubit Hasan Çavusoglu theksoi se Hadërgjonaj gjithnjë iu ka shkaktuar probleme andaj pret që tani të tregojë sukses.
“Ai na solli shumë vështirësi kur luante te Kasimpasa. Shpresoj që do ta tregoj suksesin për ne. Është futbollist që e vlerësojmë si personalitet dhe karakter. Suksese për të dy palët”.
I lumtur me fjalët e presidentit mbeti edhe ylli kosovar që mezi pret të ketë sukses te Alanyaspor.
“E falënderoj presidentin për fjalët e mira. Edhe tani po ndihem shumë rehat. Të gjithë më kanë mirëpritur shumë mirë”.
“Isha duke e ndjekur Alanyasporin. Mendoj se kemi staf shumë të mirë dhe do t’ia dalim shumë mirë këtë sezon. Erdha për të qenë i suksesshëm. Duhet t’i bëjmë tifozët të lumtur, ky është qëllimi ynë”.
✍️ Florent Hadergjonaj Corendon Alanyaspor’umuzda
— Corendon Alanyaspor 🌊☀️ (@Alanyaspor) August 7, 2023
🔗 https://t.co/D7F5nCCe9s pic.twitter.com/fNa8OtwZYP
Ndërkohë, Hadërgjonaj tani bashkëlojtar do ta ketë edhe mbrojtësin Fidan Aliti që iu bashkua javë më parë.