Zyrtare: FC Ballkani përforcohet me Almir Odën - NACIONALE

Zyrtare: FC Ballkani përforcohet me Almir Odën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Ballkani ka njoftuar afrimin e mesfushorit Almir Oda.

Oda tërë karrierën e ka zhvilluar deri më tani në Austri, ndërsa së fundmi iu bashkua kampionit të Kosovës.

Ballkani nuk ka njoftuar se për sa vite ka firmosur 20-vjeçari, megjithatë i ka uruar mirëseardhje.

“Tifozë të dashur,

Kemi kënaqësinë që skuadrës tonë kampione, iu bashkua edhe një aset i rëndësishëm i futbollit kosovar.

Mesfushori Almir Oda, i ciki karrierën e tij e ka zhvilluar në Austri, tashmë është veshur portokall e zi.

Klubi i dëshiron mirëseardhje 20 vjeçarit dhe suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta.

Mirë se vjen Almir”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Ballkani është duke shikuar për pasuesin e Ilir Dajës me objektivin që ta mbroj titullin kampion edhe këtë vit.

Lajme të ngjashme