Zyrtare: Fabregas nënshkruan me klubin e Serie B - NACIONALE

Zyrtare: Fabregas nënshkruan me klubin e Serie B

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Cesc Fabregas i është bashkuar Comos, klubit ambicioz nga kategoria e dytë e futbollit italian Serie B, sipas mediave italiane.

Ish-mesfushori i Barcelonës pritej ta kompletonte kalimin te Como nga Monaco gjatë kësaj jave, raporton Nacionale.

Sky Sport Italia shkruan se kontrata e Fabregasit është depozituar te autoritetet e ligës Serie B dhe se ai është tani lojtar i Comos.

Megjithëse mbërriti si lojtar i lirë, nënshkrimi me Fabregasin është i jashtëzakonshëm për klubit nga Lombardia.

Fabregas e nisi karrierën profesionale me Arsenalin në vitin 2004, pasi kishte diplomuar në akademinë e famshme të Barcelonës La Masia, duke e fituar FA Cup në sezonin debutues para se të kthehej në Barçë në vitin 2011.

Ai e fitoi Kupën e Mbretit një herë dhe një titull në La Liga para se të kthehej në Premierligë për t’iu bashkuar Chelseat më 2014. Në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge, mefushori spanjoll e fitoi titullin në Premierligë dhe Kupën e Ligës.

Fabregas e fitoi titullin e Premierligës përsëri dy vite më vonë nën urdhrat e Antoni Contes, si dhe një tjetër trofe në FA Cup. Më 2019 ai kaloi te Monaco ku luajti deri në këtë verë, kur i mbaroi kontrata.

Për tifozët e Comos Fabregas, fitues i Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian me Spanjën, është një ëndërr e bërë realitetit. 35-vjeçari është në qendër të projektit të klubit ambicioz.

Gjatë një interviste me AFP-në në maj, Fabregas kishte thënë se është ende i etur të luajë por dëshiron ta bëjë ketë në një klub ku ndihet i dëshiruar.

“Ende dua të luaj. Nuk dua që karriera ime të përfundojë kështu. Viti i fundit ka qenë i keq. Dua të argëtohem, t’i jap fund me ndjesi të mirë. Dua të jem pjesë e një klubi ku do të luaj, ku njerëzit më besojnë”, kishte thënë Fabregas.

Lajme të ngjashme