Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Chelseas - NACIONALE

Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Chelseas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka konfirmuar se Enzo Marseca është trajneri i ri i klubit, duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon.

“Blutë” vendosën të ndërprejnë bashkëpunimin me teknikun argjentinas në verë, ndërsa tani Maresca do të tentojë ta rikthejë klubin në nivelin më të lartë në aspektin sportiv.

Tekniku italian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, andaj do të ketë kohën e “botës” për të luajtur lojën që preferon.

“Chelsea është e lumtur të njoftojë emërimin e Enzo Marescas si trajneri i skuadrës së meshkujve”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Maresca ndër të tjera ka deklaruar se është i lumtur dhe emocionuar për këtë mundësi.

“Për t’iu bashkuar Chelseas, një nga klubet më të mëdha në botë, është ëndërr për secilin trajner. Prandaj jam shumë i emocionuar për këtë mundësi”.

“Po shikoj të punoj me një grup shumë të talentuar të lojtarëve dhe stafin që synon të përmirësojë dhe vazhdojë traditën e klubit për sukses dhe t’i bëj tifozët krenar”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme