Zyrtare: Emir Sahiti rinovon me Hajduk Splitin edhe për katër vite - NACIONALE

Zyrtare: Emir Sahiti rinovon me Hajduk Splitin edhe për katër vite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Emir Sahiti ka vazhduar kontratën me gjigantin kroat edhe për katër vitet e ardhshme.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që nga viti 2018, Sahiti vazhdon të jetë kyç te Hajduki, me të cilët tani ka nënshkruar edhe për katër vite.

"Sot Emir Sahiti ka vazhduar kontratën me Hajduk deri në verën e vitit 2026. 24-vjeçari erdhi në vitin 2018, pasi ishte pjesë e ekipit të dytë ai u huazua te Sibenik në edicionin 2020/21, ku shënoi shtatë gola".

"Në dy edicionet e kaluara, ai ka qenë pjesë e ekipit të parë ku ka bërë 60 paraqitje, duke shtuar 11 gola dhe 10 asistime dhe kishte rol të rëndësishëm duke fituar Kupën e Kroacisë në edicionin 2021/22", shkroi klubi.

Sahiti: Shpresoj të bëj paraqitje edhe më të mira në fushë

Ndërkohë, i lumtur me rinovimin e kontratës është ndarë edhe Sahiti që deklaroi se shpreson të bëjë paraqitje edhe më të mira.

"Është ndjenjë e mirë sepse jam duke luajtur këtu që pesë vite, praktikisht ndihem si në shtëpi. Jam duke u rritur si lojtar çdo ditë, ka shumë lojtarë me eksperiencë këtu që mund të mësoj nga ta".

"Unë shpresoj të vazhdoj edhe më mirë në ndeshje për të treguar kualitetin në fushë. Do të vazhdoj të bëj më të mirën në çdo stërvitje dhe lojë në mbështetje të tifozëve që vazhdon të na përcjellin me këtë numër kaq të madh", deklaroi ai.

Kurse, drejtori sportiv Mindaugas Nikolicius theksoi se anësori ka qenë i jashtëzakonshëm që kur u rikthye nga huazimi.

"Pasi u rikthye nga huazimi në fillimin e sezonit të kaluar, Emir mori shansin në ekipin e parë dhe e përdori në mënyrë brilante nga fillimi. Me cilësinë e treguar të lojës, vullnetin, dëshirën dhe karakterin shumë pozitiv brenda dhe jashtë fushës, ai u bë një anëtar i domosdoshëm i 11-shes së parë”.

“Në mbështetje të kësaj është edhe fakti se në ato një ditë e gjysmë ai luajti 60 ndeshje zyrtare dhe debutoi edhe me Kombëtaren A të Kosovës. E gjithë sa më sipër është një tregues se kontrata e zgjatur është një shpërblim i merituar për Emirin për gjithçka që ka arritur në periudhën e kaluar”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme