Zyrtare: Eder Militao rinovon deri më 2028
Real Madrid ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Eder Militao ka rinovuar kontratën deri më 2028.
Ylli brazilian ka gjetur gjuhën e ‘përbashkët’ me gjigantin madrilen që të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.
“Real Madrid dhe Eder Militao kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, që mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në komunikatë.
Comunicado Oficial: Militão, renovado hasta 2028.#RealMadrid | #Militão2028
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 23, 2024
Militao e ka dëshmuar vetën si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë këto vitet e fundit, duke dëshmuar se ka rol të rëndësishëm te skuadra madrilene.
Braziliani në pesë vite te Reali ka fituar nëntë tituj, pra Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Mbretit, dy La Liga si dhe tre herë Superkupën e Spanjës.
Lojtari momentalisht po shërohet nga lëndimi që pësoi në fillimin e sezonit, duke këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe pritet të rikthehet vetëm në fundin e sezonit.
Në 143 ndeshje, Militao ka kontribuar me 11 gola.