Zyrtare: Eden Hazard largohet nga Real Madridi - NACIONALE

Zyrtare: Eden Hazard largohet nga Real Madridi

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka konfirmuar largimin e sulmuesit Eden Hazard pas katër viteve.

“Los Blancos” arritën marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me belgun, shkaku që nuk ishte në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Komunikata e plotë e klubit madrilen:

“Real Madrid dhe Eden Hazard kanë arritur marrëveshje ku lojtari do të lirohet nga klubi më 30 qershor 2023”.

“Eden Hazard ka qenë pjesë e klubit tonë për katër sezone, ku fitoi 8 tituj: 1 Ligë të Kampionëve, 1 Kupë të Botës për klube, 1 Superkupë të UEFA-s, 2 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës”.

“Real Madrid dëshiron ta falënderojë Eden Hazardin dhe t’i uroj më të mirën atij dhe familjes së tij në fazën e radhës”, shkroi klubi.

Kësisoj, Hazard padyshim largohet si një ndër transferimet më të dështuara në historinë e Real Madridit, meqenëse nuk e justifikoi aspak çmimin 160 milionësh aq sa kushtoi nga Chelsea.

Hazard mund të pensionohet ose të vazhdojë karrierën në MLS, por ende s’ka vendosur.

Lajme të ngjashme