Zyrtare: Drilon Hajrizi rinovon me KB Trepçën
Basketbollisti Drilon Hajrizi ka rinovuar kontratën me kampionin e Kosovës KB Trepçën.
Pas një sezoni fantastik, ku Trepça i fitoi të gjitha trofetë – Hajrizi është bindur për të vazhduar bashkëpunimin ndërsa vitin tjetër do të jetë edhe kapiten i skuadrës.
Trepça përmes një komunikate zyrtare e njoftoi vazhdimin e Hajrizit, duke e vlerësuar si “dhuratë për ditën e çlirimit”.
“Një dhuratë për ditën e çlirimit!
Sot më 12 Qershor po nënshkruajmë me kapitenin tonë të ri, 12-shin tonë, Drilon Hajrizin.
Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e kadetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve. Gjithashtu, roli i tij në sukseset e klubit tonë edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm.
Klubi është mirënjohës për kontributin e tij. Prandaj, kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12!”, shkroi ndër të tjera skuadra mitrovicase.