Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet te KB Prishtina - NACIONALE

Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet te KB Prishtina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi Basketbollistik Prishtina ka njoftuar se ka angazhuar Dardan Berishën. Ky përbën një rikthim të basketbollistit pejan në radhët e klubit kryeqytetas, pasi edhe më herët kishte luajtur.

Dardani do të jetë pjesë e KB Prishtinës sërish. Ai ishte ndër protagonistët kryesorë të sukseseve të klubit kryeqytetas para pak vitesh, kur klubi ishte në organizim të mirëfilltë.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por ajo që dihet konkretisht është se Dardani do të jetë me fanellën bardhekaltër nga sezoni i ri basketbollistik që do të nisë në fillim të vjeshtës së sivjeme.

Edmond Azemi për Nacionalen kishte konfirmuar negociatat për rikthimin e Berishës

Ish basketbollisti, tani drejtor i klubit – Edmond Azemi për Gazetën Nacionale kishte konfirmuar se ishin në negociata me Berishën.

"Po, është e vërtet që kemi pasur negociata me Dardan Berishën, por që nuk ka pasur asgjë konkrete. Ne e pëlqejmë Dardanin shumë, unë si bashkëlojtar i tij e di shumë mirë se çfarë shtytje i jep lojtarëve të tjerë. Kemi interesim për rikthimin e Berishës, kemi biseduar me të, është një prej lojtarëve që Prishtina i ka target”, komentonte ai.

Tutje, Azemi zbulonte se edhe Berisha kishte shprehur interesim për rikthimin te Prishtina dhe që së shpejti do të mësohej nëse do të arrihej ndonjë marrëveshje.

“Dardan Berisha gjithashtu ka interesim për rikthimin te Prishtina, ka pasur interesim edhe në të kaluarën. Ende nuk kemi vendosur me objektiva që të garojmë për titull, normal e kemi marrë trajnerin e mirë sepse duam që lojtarët tanë të përmirësohen. Tash të shohim nëse Dardani dëshiron të rikthehet dhe nëse do të gjejmë marrëveshje. Me ardhjen e tij, lojtarët e tjerë do të kishin një shtyrje më të madhe e ndoshta do luftonin edhe për titull”, theksonte ai.

Pas pak më shumë...

Lajme të ngjashme