Zyrtare: Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri
Cristiano Ronaldo është bërë me trajner të ri në Al Nassr, pasi klubi saudit e ka emëruar Luis Castron si kryetrajner të enjten.
Klubi i Saudi Pro League i ndau rrugët me Rudi Garcian në prill, pas një përfundimi zhgënjyes të sezonit 2022/23.
Për shkak të rezultateve të dobët vazhdimisht dhe humbjen e mundësisë për të fituar titullin, Al Nassri vendosi për të bërë ndryshime në stol.
It's official : ✍️
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 6, 2023
Mr. Luis Castro is the New Head Coach of @AlNassrFC 💛
Welcome Boss 🤩 pic.twitter.com/u6tdX9lbs9
Ka pasur thashetheme se Ronaldo kishte gisht në ndryshimin e trajnerit, pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë është bërë udhëheqës në Riad.
Zëvendësuesi afatgjatë i Garcias është gjetur tani, pasi Al Nassri e emëroi sot Castron.
Castro, 61 vjeç, zotëron përvojë të madhe si trajner dhe së fundmi ishte në krye të klubit brazilian Botafogo.
Ai i ka udhëhequr edhe klubet si Porto dhe Shakhtar Donetsk, dhe tani do ta stërvitë njërin prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit, bashkatdhetarin e vet Ronaldo.
Al Nassrit do t’i duhet ta përmirësojë lojën edhe më shumë në sezonin 2023/24, nëse dëshiron të luftojë për tituj të mëdhenj, duke e parë numrin e emrave të mëdhenj që po shkojnë në Lindjen e Mesme.
Derisa Al Nassri e ka marrë edhe Marcelo Brozovicin e Interit, klubet e tjera rivale janë forcuar me yje si Karim Benzema, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly dhe Ruben Neves.
