Ronaldo bëhet me trajner të ri në Al Nassr
Luis Castro e ka pranuar ofertën e Al-Nassrit për t’u bërë trajner i ekipit të parë, ku do ta udhëheqë superyllin Cristiano Ronaldo.
Al-Nassri do ta emërojë Castron si trajner të ri për sezonin e ardhshëm, pasi ai e pranoi ofertën e klubit të enjten, që do të thotë se ai do të largohet qysh tani nga Botafogo.
Ish-trajneri i Shakhtar Donetskut është joshur nga projekti i futbollit në Arabinë Saudite, dhe do të tentojë ta përmirësojë klubin dhe ligën në tërësi.

Al-Nassri dështoi ta fitojë titullin në Sadui Pro League sezonin e kaluar, duke përfunduar në vendin e dytë pas Al Ittihadit.
Kjo bëri që klubi ta shkarkojë trajnerin Rudi Garica dhe të kërkojë trajner të ri për sezonin e ri.
Botafogo është lider në Serie A të Brazilit, duke e lënë shtatë pikë mbrapa Gremion, por Castro do të largohet nga klubi tani, në kërkim të projektit të ri në Arabinë Saudite.
Castro do të jetë në stolin e Botafogut kundër Magallanes në Copa Sudamericana këtë të premte për herë të fundit dhe pastaj do t’i bashkohet Al Nassrit.