Zyrtare: Conceiçao merr drejtimin e Milanit
AC Milani ka njoftuar se trajneri Sergio Conceiçao ka marrë drejtimin e klubit.
Skuadra italiane shkarkoi Paulo Fonsecan pavarësisht që e emëroi vetëm në verë shkaku i rezultateve negative, ku barazimi i djeshëm rezultoi të jetë “vendimtar” në të ardhmen e këtij të fundit.
Sidoqoftë, Milani nuk ka humbur shumë kohë duke e bindur teknikun portugez për ta zëvendësuar Fonsecan.
“Sergio Conceiçao është kryetrajneri i ri i AC Milanit, Portugezi i bashkohet Rossonerëve deri në 30 qershor 2026”.
“Klubi dëshiron t’i uroj mikpritje të ngrohtë Sergios dhe stafit të tij, si dhe t’i uroj shumë suksese në rrugëtim”, thuhet në komunikatë.
Official Statement: Sérgio Conceição #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) December 30, 2024
Milani zë pozitën e tetë në Serie A me 27 pikë të mbledhura, plot 14 më pak se liderët Atalanta e Napoli.