Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Nicolas Jackson - NACIONALE

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Nicolas Jackson

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit Nicolas Jackson nga Villarreal.

“Blutë” aktivizuan klauzolën e blerjes së Jackson, në vlerën e 35 milionë funteve me lojtarin që nënshkroi kontratë tetëvjeçare.

“Chelsea është i lumtur të njoftojë transferimin e Nicolas Jackson nga skuadra spanjolle Villarreal”, shkruhet në komunikatë.

“Senegalezi nënshkroi për tetë vite pas një edicioni 2022/23 në La Liga, ku shënoi 12 gola”.

Tejet të lumtur me këtë transferim është ndarë edhe drejtori sportiv Laurence Stewart, i cili deklaroi se është hapi i duhur për sulmuesin.

“Jemi të emocionuar për të mirëpritur Nicolas te Chelsea. Ai është lojtar me potencial të madh, siç e dëshmoi veten te Villarreali edicionin e kaluar”.

“Ne besojmë se është gati për hapin e radhës në karrierë dhe do të shikojmë përpara për ta parë atë të punojë me trajnerin tonë të ri Mauricio Pochettino dhe bashkëlojtarët e tij te Chelsea”.

Ndërkohë, Chelsea ka larguar disa futbollistë si N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Hakim Ziyech (ende në dyshime shkaku që thuhet se dështoi në testet mjekësore), Edouard Mendy dhe së fundmi Cesar Azpilicuetan.

Lajme të ngjashme