Zyrtare: CFR Cluj konfirmon transferimin e Armend Thaqit - NACIONALE

Zyrtare: CFR Cluj konfirmon transferimin e Armend Thaqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

CFR Cluj ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Armend Thaqi.

Skuadra rumune përmes një komunikate zyrtare njoftoi se Thaqi është mbrojtësi i ri i krahut të djathtë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Armend Thaqi është mbrojtësi ynë i ri i krahut të djathtë”.

“Me origjinë nga Kosova, Thaqi është rritur në vendlindjen e tij. Një pasues perfekt, Armendi vjen nga Ballkani, ish kundërshtari ynë në Ligën e Konferencës, një skuadër tek e cila ka bërë 172 paraqitje, ku 33 prej tyre ishin në garat evropiane, ndërsa ka shënuar 15 gola dhe bërë 36 asistime”.

“Në vitin 2017, Thaqi mori ftesën e parë nga Republika e Kosovës, ndërsa deri më tani ka pesë paraqitje për kombëtaren e tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Thaqi ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme me opsion për një tjetër.

Lajme të ngjashme