Zyrtare: Burnley i Arijanet Muricit provomohet në Premierligë
Burnely zyrtarisht ka siguruar promovimin në Premierligë për edicionin 2022/23.
Me fitoren e sotme ndaj Middelsbrough me rezultat 1:2, skuadra e Vincente Kompany ka siguruar një vend në elitën e futbollit anglez për edicionin tjetër.
Burnley këtë edicion nën urdhrat e Kompany ka qenë tjetër nivel në Championship, duke regjistruar plot 25 fitore, 12 barazim dhe vetëm dy humbje të pësuara.
Pas 39 xhirove, Burnley numëron 87 pikë - 19 më shumë se pozita e tretë Luton prandaj edhe matematikisht është e promovuar në Premierligë.
Promotion back to the #PL at the first attempt! 👏
— Premier League (@premierleague) April 7, 2023
We'll see you soon, @BurnleyOfficial! Congratulations! pic.twitter.com/eMagjOLgM8
Padyshim ndër më meritorët për këtë arritje ka qenë portieri kosovar Arijanet Muric, i cili këtë edicion ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë.
Kompany pasi e bindi të transferohet te Burnley në verë, ia ka dhënë menjëherë vendin në 11-shen bazë duke e lënë në stol vetëm në ndeshjet e kupës.
Në 36 paraqitje këtë edicion në Championship, kosovari ka pranuar vetëm 28 gola duke mbajtur portën e paprekur plot 16 herë.
Kjo formë e lartë ka ndikuar që muajin e kaluar t'i rritet vlera edhe në "Transfermarkt", ku tani kushton 6 milionë euro.