Zyrtare: Brozovic transferohet te Al Nassr nga Interi
Nënkampioni i Ligës Pro Saudite, Al Nassr, ka njoftuar për transferimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Klubi nga Lindja e Mesme e bëri këtë njoftim me një animacion që i referohet tatuazhit të 'bombës vizatimore' që Brozovic ka në qafë.
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 3, 2023
Videoja e dytë në mënyrë mjaft të çuditshme përfshinte një pretendim se Brozovic "Na dëshironte vetëm ne" - gjë që është e çuditshme duke marrë parasysh se lojtari qëndroi derisa Barcelona pranoi se nuk mund të përballonte ta blinte atë.
Everyone wanted him 💣
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 3, 2023
He wanted ONLY us 💛#BrozovićIsYellow 🤩
pic.twitter.com/iPPmge6mBq
Ishte një proces i gjatë dhe i ndërlikuar negociatash, pasi fillimisht ata ranë dakord për një tarifë prej 25 milionë euro me Interin, më pas duhej të rrisnin kushtet e tyre personale për të bindur Brozovic.
Pas kësaj, oferta e tyre për Interin ra në 15 milionë euro përfshirë bonuset, por përfundimisht u rrit në 18 milionë euro.
#AlNassr has officially signed with the Croatian Star Marcelo Brozović ✍️
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 3, 2023
We wish him good luck with our stars 💛#BrozovićIsYellow 🤩 pic.twitter.com/rWf0vNEcHt
Ai raportohet se do të fitojë 25 milionë euro në vit për tre vjet, plus një tarifë të madhe nënshkrimi për një paketë rroge totale prej 100 milionë euro.
Brozovic ishte transferuar te Interi nga Dinamo e Zagrebit në vitin 2015, fillimisht në formë huazimi e pastaj në verën e vitit 2016 ai u bë përherë zikaltër, duke qëndruar në klub në tërësi prej tetë vitesh.

Ai në total bëri 330 paraqitje për Interin në të gjitha garat, duke qenë lojtar kyç i skuadrës në shumë suksese në vitet e fundit, teksa ka kontribuar me 31 gola e 43 asiste.