Zyrtare: Bonucci vendos të mos ndërmarrë veprime ligjore ndaj Juventusit
Gjigandi italian, Juventus, ka njoftuar se ish-mbrojtësi i tyre, Leonardo Bonucci, nuk do të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit, pas një largimi me shumë zhurmë në verën që lamë pas.
Bonucci ishte lënë jashtë skuadrës së para-sezonit, kështu që ai nuk u lejua të luante ose të stërvitej me shokët e tij të skuadrës.
Ai iu bashkua Union Berlin në shtator 2023, por tha se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër klubit që nuk e kishte respektuar atë, duke mos ndjekur marrëveshjen kolektive midis klubeve dhe futbollistëve profesionistë.
Megjithatë, qëndrimi i tij ka ndryshuar kështu që nuk do të ketë një betejë ligjore mes Zonjës së Vjetër dhe ish-yllit të tyre.
“Leonardo Bonucci ka tërhequr ankesën e tij të arbitrazhit kundër Juventus FC, e cila ka pranuar tërheqjen”, tha Juventus në një deklaratë zyrtare të enjten.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
“Kjo zgjidh përfundimisht mosmarrëveshjen, pa pasoja financiare. Juventus dhe Leonardo Bonucci janë plotësisht të kënaqur me rezultatin e kësaj çështjeje, e cila i lë të paprekura momentet fitimtare dhe raportet e ndërtuara ndër vite”.
Nuk është krejtësisht e habitshme pasi Bonucci tha në dhjetor se nuk ishte më i mërzitur me bardhezinjtë.
"Unë jam më i qetë tani, jo aq i mërzitur sa isha këtë verë, duhet të vazhdoj përpara," zbuloi ai. “Koha ime në Juventus ishte e mrekullueshme, doja ta mbyllja karrierën time atje, por nuk ndodhi. Gjithmonë kam dashur më të mirën për ekipin. Unë flas çdo javë me shumë nga ish-shokët e mi të skuadrës, kështu që kjo dëshmon se isha një figurë e rëndësishme brenda dhomës së zhveshjes. Një mik për lojtarët me përvojë dhe një pikë referimi për lojtarët e rinj.”
Bonucci shënoi 35 gola në 502 paraqitje me Juventusin, duke fituar tetë tituj të Serie A.
Ai tashmë është larguar nga Union Berlin, duke iu bashkuar Fenerbahces së Edin Dzekos në afatin kalimtar të janarit 2024.