Zyrtare: Bisseck nënshkruan kontratë afatgjate me Interin
Mbrojtësi i Interit, Yann Aurel Bisseck, ka nënshkruar kontratën e re të përmirësuar me zikaltrit, që përfundon në sezonin 2028-29, siç konfirmon klubi në faqën zyrtare.
23-vjeçari iu bashkua Interit në verën e vitit 2023, duke ardhur nga Superliga e Danimarkës, saktësisht nga skuadra Aarhaus për shtatë milionë euro.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Yann-Aurel Bisseck. Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 do të jetë lojtar i zikaltërve deri më 30 qershor 2029”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.
The news is served 🥩🗞️#ForzaInter #Bisseck2029
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 15, 2024
Bisseck tashmë kishte një kontratë afatgjate me Interin që skadonte në vitin 2028, por marrëveshja e re erdhi si rrjedhojë që 23-vjeçari ka filluar të luajë më shumë minuta si titullar, duke marrë kështu përmirësim të pagës.
Ai fitonte më parë rreth 1 milionë euro, teksa tani do të fitojë më shumë, me shifrën e saktë që nuk është zbuluar ende.

Bisseck është paraqitur në shtatë ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon, dhe gjithashtu është paraqitur në të katër ndeshjet e Interit në Ligën e Kampionëve deri më tani, duke përfshirë tre si titullar. Së bashku me Atalantën, Zikaltrit janë një nga dy skuadrat e vetme që nuk kanë pranuar ende asnjë gol në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.