Zyrtare: Benjamin Pavard nënshkruan me Interin - NACIONALE

Zyrtare: Benjamin Pavard nënshkruan me Interin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit Benjamin Pavard nga Bayern Munich.

Pas disa javëve negociata, francezi i është bashkuar “Neurazzurëve" duke nënshkruar për pesë vite.

Benjamin Pavard i bashkohet Interit. Mbrojtësi francez arrin në blerje të përhershme nga Bayern Munich”, shkruhet në komunikatën e skuadrës italiane.

Nënkampioni i Evropës pagoi 30 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse për ta bindur Bayernin ta lejojë Pavard.

Në fakt, “Bavarezzët” deri vonë as nuk donin të diskutonin për lojtarin meqenëse e vlerësonin si “afat të mbyllur”, mirëpo francezi nisi të mos shkonte në stërvitje gjë që detyroi klubin të diskutonte.

Bayern tani është në kërkim të një zëvendësuesi me Chalobahun e Chelseas si favoriti për ta zëvendësuar francezin.

Pavard në anën tjetër pritet të luajë më shumë si qendërmbrojtës meqenëse Inzaghi do të vazhdojë me sistemin e njëjtë 3-5-2.

Që nga viti 2019, Pavard te Bayern Munich zhvilloi 163 paraqitje duke realizuar dy gola dhe fituar plot 11 trofe.

Lajme të ngjashme