Zyrtare: Barcelona konfirmon shitjen e Franck Kessies te Al Ahli
Barcelona ka konfirmuar shitjen e mesfushorit Franck Kessie te Al Ahli.
Klubi arab e ka mbyllur marrëveshjen për yllin e Bregut të Fildishtë, në një vlerë prej 12.5 milionë eurove.
“FC Barcelona dhe Al Ahli arrin marrëveshje për transferimin e Franck Kessie për 12.5 milionë euro”.
“FC Barcelona publikisht falënderon Kessien për punën dhe dedikimin dhe i uron më të mirat në të ardhmen”, shkruhet në komunikatë.
ÚLTIMA HORA 🚨
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 9, 2023
El FC Barcelona y Al Ahli SC han llegado a un acuerdo para el traspaso de Franck Kessie
Ishte trajneri Xavi Hernandez që në fillimin e përgatitjeve e njoftoi Kessien se nuk është pjesë e projektit dhe duhet të largohet.
Kessie deri vonë ishte i lidhur me Juventusin dhe Tottenhamin, por që pastaj zgjodhi arabët që kishin bërë një ofertë shumë më të lartë financiare.
Te Barcelona, 26-vjeçari zhvilloi vetëm 43 paraqitje brenda një viti duke qenë zëvendësues i Sergio Busquetsit.